Edhe në Gjirokastër janë rritur kontrollet dhe postblloqet për mjetet që lëvizin në mënyrë që të shmanget udhëtimi i tyre drejt Tiranës. Udhëtimi drejt kryeqytetit nuk lejohet pasi ajo është një zonë e kuqe dhe me rrezik të lartë infektimi, por edhe për të shmangur grumbullimin e qytetarëve që Lulzim Basha ka thërritur për t'iu bashkuar në tubimin e orës 16:30, ku PS ka organizuar strukturat e veta për të sjellë njerëz.