Durrës, protestë për pallatet/ Të pakënaqur me procesin e shembjes

Top Channel Albania 2020-05-18

Views 5

Pas kalimit të fazës kritike të pandemisë, banorët e dëmtuar nga tërmeti në Durrës po përballen me vendimet e marra nga Instituti i Ndërtimit dhe Këshilli Bashkiak për fatin e banesave të tyre.


Ndryshimi i nivelit të dëmit të pësuar nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës ka shkaktuar pakënaqësi te shumë banorë pallatesh.

-Jemi mbledhur sot ne banorët e pallatit 1050 në lagjen nr.17 të Durrësit pasi ky pallat nga të gjitha grupet e konstatimit të huaj apo vendas është deklaruar për t?u prishur. Ky pallat rrezikon shumë. Ka 8 kolona të thyera dhe nuk banon askush. Ai paraqet rrezik dhe për banorët që kalojnë në këtë rrugë që lidh Durrësin me ish-kënetën. Nuk e gjykoj dot absurdin që po ndodh, ku prishet një pallat me banorë brenda dhe nuk prishet një pallat që është në gjendje katastrofike dhe nuk futet në listë për t?u prishur.

-Kemi parë picirin që me tërmetin e parë (21 shtatorin). I dyti qe tmerr. Kam shkuar dhe në spital. Ky pallat duhet të prishet e të bëhet këtu ku ka qenë.

Ndërkohë në lagjen 7, prapa drejtorisë së policisë Durrës, banorët e këtij pallati të vlerësuar paraprakisht me DS3 janë nxjerrë jashtë në fundjavë pasi është marrë vendimi për shembjen e tij. Pavarësisht reagimit të banorëve, pallati është zbrazur dhe forcat xheniere po përgatisin objektin për shembje me shpërthim të kontrolluar. Të vënë para këtij fakti të kryer, banorët tashmë shpresojnë që pallati të rindërtohet po aty.
Kryetarja e bashkisë na ka premtuar se pallati do të ndërtohet po këtu dhe do të përfitojmë të njëjtat sipërfaqe. Po presim një përgjigje përfundimtare prej saj.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Durres#EarthquakeAlbania#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form