Regjisori Altin Basha është në reshtin e artistëve që janë renditur "pro" shembjes së Teatrit Kombëtar, të cilin e quan një "godinë që nuk u bë dot kurrë teatër". Ai shprehet se pamja kur godina po shembej dalëngadalë, është e trishtueshme, por që hija e hidhërimit zhduket shumë shpejt për shkak se aty do ndërtohet një Teatër i ri.