#tvora #rtvoranews
Këngëtari, Mjeshtër i Madh, Bujar Qamili për të 11 vit radhazi është bërë pjesë e nismave të solidaritetit gjatë muajit të Ramazanit. Në kushtet e pandemisë, ai ka përgatitur e shpërndarë pako ushqimore për familjet në nevojë.
Prej 10 vitesh në muajin e shenjtë të Ramazanit ka shtruar një iftar për familjet në nevojë.
Por këtë vit për shkak të pandemisë së koronavirusit, Mjeshtri i Madh i këngës Bujar Qamili ka zgjedhur të jetë pranë 30 familjeve në nevojë të qarkut Shkodër.
Ai ka përgatitur pakot ushqimore dhe në bashkëpunim me Myftininë e Shkodres ka bërë shpërndarjen e tyre.
Teologu Arben Halluni në emer të këtij institucioni e falenderoi mjeshtrin Qamili që përherë ka ditur të japë shembullin e tij në këto ditë të shënuara për mbarë botën islame.
Derë me derë ndihmat shkuan për familjet që në këto ditë të vështira për mbarë botën, janë përballur edhe me më shumë vështirësi ekonomike.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/solidaritet-ne-ramazan-bujar-qamili-shperndan-pako-ushqimore-familjet-ne-nevoje
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv