#tvora #rtvoranews
Pushteti shemb Teatrin Kombëtar. Artistë dhe aktivistë të aleancës për mbrojtjen e teatrit u larguan me dhunë nga godina ku prej më shumë se dy vitesh rezistonin kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. A është kjo skena e fundit e Teatrit Kombëtar?
Edmond Budina: Skena e fundit është kur kapet krimineli. Krimineli kreu aktin, ne do t'i japim gjykimin.
Edmond Budina, Neritan Liçaj, Robert Budina e shumë të tjerë u dhunuan, u larguan me forcë nga uniformat blu në një orë kur askush nuk e priste.
Liçaj: Të shohësh që shteti yt të katandiset si një bandë e vogël hajdutësh biçikletash është shumë e rëndë.
Ne i takojmë në shesh ku bashkë me qindra qytetarë vijuan të qëndronin aty edhe pse eskavatorët kishin shkatërruar gjithçka.
Robert Budina: Me thënë të drejtën më dhemb në shpirt. Është një trishtim i madh.
17 maji është dita me e gjatë për ta. 17 maji është dita kur këta artistë do ta mbajnë mend gjatë e imazhet e shembjes se godinës së teatrit janë ngulitur thellë në memorien e tyre.
Budina: Humbëm atë ndjesi shpirtërore që na lidhë me Tiranën.
Ndërhyrja ishte e dhunshme. Artistë me pranga në duar, artistë dhe aktivistë me armë në kokë, skena për të cilat Budina dhe Liçaj na rrëfejnë se nuk do të mundën kurrë ti harrojnë. Neritanin e kishte tradhtuar zëri më 17 maj, megjithatë me zërin e shpirtit thotë se bashkë me godinën aty u rrëzua edhe një pjesë e madhe e shpirtit të tij.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/shembja-e-teatrit-kombetar-artistet-nje-pjese-e-jona-mbeti-nen-rrenoja-tempora
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp