http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në të gjithë vendin raportohet për një operacion të madh anti-droge.Operacioni policor është në zhvillim e sipër, por deri tani mësohet se janë shoqëruar rreth 30 persona.Ata dyshohet të jenë implikuar në kultivimin e kanabisit. Hetimet për ta kanë nisur prej një viti.19 persona u arrestuan këtë të mërkurë gjatë një operacioni anti-drogë të policisë.Aksioni u zhvillua në Kukës, Tiranë, Shkodër, Lezhe e Gjirokaster ndërsa janë shpallur në kërkim dhe tre persona të tjerë.mes të arrestuarëve janë dhe dy punonjës policise, të cilët bashkëpunonin me grupin e strukturuar kriminal, në krye të së cilit dyshohet se qëndronte Kreshnik Murataj i cili kishte dhe parcelat me kanabis. Po ashtu mësohet se në pranga ka përfunduar edhe Arben Tuçi, vëllai i kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit, Fran Tuçi. Nga përgjimet rezulton se Arben tuçi gjente klientët për shitjen e lëndës narkotike. Hetimet u zhvilluan nga prokurira e kukësit në bashkëpunim me shërbimin e cështjeve të brendshme, pas një procedimi të nisur në vitin 2018.