Ora News - I dënuar me 15 vite burg në Itali, arrestohet në Shkodër i kërkuari për trafik droge

Ora News Lajme 2020-05-26

Views 3

#tvora #rtvoranews
Prangoset një 51-vjeçar në Shkodër me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Ky shtetas është dënuar me 15 vjet burg për veprat penale ?Trafik i narkotikëve? dhe ?Organizatë kriminale?.

Operacioni është realizuar nga DVP Shkodër, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

?Strukturat e Policisë të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme ?Shqiponjat?, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana dhe Departamentit të Policisë Kriminale, pas informacioneve të marra në rrugë operative bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Ladio Braci, 51 vjeç, lindur në Ballsh dhe banues në Shkodër? ? njofton policia.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Padovas, Itali, në vitin 2017 e ka dënuar me 15 vjet burg (nga të cilat i mbeten për të vuajtur edhe 12 vjet burg), për veprat penale ?Trafik i narkotikëve? dhe ?Organizatë kriminale?.

Ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka trafikuar lëndë narkotike nga vende të tjera drejt Italisë.

Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në ?Konventën Evropiane të Ekstradimit? të vitit 1957 dhe Marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet, nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/i-denuar-me-15-vite-burg-ne-itali-arrestohet-ne-shkoder-i-kerkuari-trafik-droge

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Share This Video


Download

  
Report form