Bilbili i këngës popullore Bujar Qamili: ‘Kam thyer rekord për çmimet e dyta sa që u revoltova…’

RrezeDielliOfficial 2020-05-26

Views 9

Ai është një ndër këngëtarët më të dashur të muzikës popullore shqiptare, me një karrierë mbi 40 vjeçare, i cili me zërin dhe muzikën e tij, ka gëzuar jo pak herë shqiptarët. Në një intervistë në emisionin ?? Rreze Dielli??, Bujari rrëfeu disa të pathëna mbi karrierën e tij të gjatë, ëndrrën për të qenë një këngëtar i madh dhe emocinet që ka marrë gjatë kësaj kohe, nga publiku.

Por edhe pse i akorduar me titullin ? Mjeshtër i Madh?, ai thotë se ka thyer rekord për çmimet e dyta:

?Ka ndodhur disa herë me mua, mund të jem ndër këngëtaret e muzikës së lehtë që kam thyer rekord për çmimet e dyta, saqë ka arritur në një rast, se revoltohesh kur disa gjëra të bëhen të padrejta, në një moment i kam thënë jurisë, kur isha i bindur që prap s'do ma jepnin mua, dhe i thash t?ju them një shprehje shkodrançe, të gjithë flluan të qeshin, bani mor i thashë kësaj rradhe një burrë e një gru se gjithmonë një gru e një burrë, ndërrojeni rradhën njëherë. Ata kanë qeshë me lot por prap se mora? shprehet ai.

Share This Video


Download

  
Report form