Berat, 4-vjeçarin e zuri korrenti, nëna: Më iku nga duar, dilja për të siguruar bukën e familjes

Report TV 2020-05-27

Views 1

BERAT- Një ngjarje e rëndë dhe skandaloze është regjistruar në Berat, ku kabllot e një spoti elektrik i kanë marrë jetën një fëmijë 4-vjeçar.

Report Tv mëson se 4-vjeçari nga komuniteti rom ka qenë në park duke lypur me nënën e tij, por është shkëputur për të luajtur në park, ku ka hasur kabllot epa izoluar për pasojë e ka zënë korrenti. Ai është dërguar me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur që të shpëtojë."Më iku fëmija, më iku nga duar, dilja për të siguruar bukën e familjes", mësohet të ketë thënë nëna e 4-vjeçarit.

Lidhur me këtë, Prokuroria e Beratit ka nisur hetimet ndaj Drejtorisë së Ndriçimit Publik në Bashkinë e Beratit, edhe pse tashmë duket e vonuar.

Share This Video


Download

  
Report form