Basketbolli kerkon te nise kampionati | Lajme - News

RTV KLAN 2020-05-27

Views 2

Partizani është një prej skuadrave të Superligës së Basketbollit Shqiptar që kërkon që verdiktet e kampionatit të vendosen në parket. Trajneri Arben Fagu është dakord që të aplikohet çdo formulë e mundshme.
?Të vazhdojë ku ka mbetur, të vijojë me sistem grumbullimit. Ose le të organizohet me 8 skuadra play off-i ndryshe nga vendet e tjera?, tha Arben Fagu, trajner i Partizani Basket.
Trajneri Fagu nuk ndjehet mirë nëse përballë do të kishte skuadrat e tjera jo të plota pasi lojtarët e tyre jetojnë jashtë Shqipërisë.
?Nuk e kutpoj pse skuadrat pjesëmarrëse janë me 80% të lojtarëve të huaj. Është zgjedhje e tyre, ego e tyre, por do isha dakord në zgjidhjen më të mirë që do bëhej në mbylljen e kampionatit?, tha Fagu.
Nëse sezoni i basketbollit do të rinisë, Partizani i tij është një prej skuadrave favorite për në play off, por Arben Fagu një prej emrave më të spikatur të historisë së basketbollit shqiptar, kërkon ndershmëri dhe sportivitet deri në fund.
Në momentin e pezullimit të kampionatit të basketbollit, Partizani gjendej në vendin e 4 të renditjes dhe luftonte me Tiranën për zonën e play off.
Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form