http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të martën negociatorët e mazhorancës dhe të opozitës do të ulen së bashku për të rinisur punën për reformën zgjedhore. Një ditë pasi ngërçi me reformën u zgjidh, dy përfaqësuesit e opozitës Oerd Bylykbashi e Petrit Vasili i kanë dërguar një letër socialistit Damian Gjiknuri e Rudina Hajdari duke propozuar një datë për mbledhjen e këshillit politik. Në këtë letër PD e LSI vënë në dukje se reforma zgjedhore ka nisur me kërkesën e opozitës që në vitin 2017 duke theksuar se ajo nuk do të tërhiqet deri në përmbylljen e saj. ?Rifillimi i procesit më 11 maj është goditur vazhdimisht nga deklarata dhe veprime që kanë shkaktuar krizë politike e që, qartazi, kanë patur si qëllim shkatërrimin e këtij procesi jetik politik. Por, pavarësisht këtyre veprimeve të qëllimshme, Opozita e Bashkuar nuk do të heqë dorë nga objektivi i saj për të përmbushur pa vonesë obligimin e saj para shqiptarëve për zgjedhje demokratike.?Opozita propozoi të hënën si datën e zhvillimit të mbledhjes, por për shkak se është pushim zyrtar me konsensus të dy palët vendosën që këshilli do të mblidhet në 26 maj, paraditen e së martës.Në këtë mbledhje do të diskutohen 3 çështje, financimi i partive, kuotat gjinore dhe periudha zgjedhore që parashikon zhvillimin e zgjedhjeve në prill ose maj.Deri më tani mazhoranca dhe opozita nuk ka gjetur asnjë konsensus për çështjet themelore dhe duket se angazhimi për të mbyllur reformën në 31 maj është i paarritshëm.