Hipokrati - Hetem Ramadani - Rëndësia e Vitaminës D - 23.05.2020

Top Channel Albania 2020-05-27

Views 15

Ne studio me Erjona Rusi do te flasim mbi rendesine e Vitamines D ne shendetin e njeriut dhe nje shpjegim mbi se sa ndikon vitamina D3 ne shendetin kockor dhe veprimin e saj terapeutik ne nje numer te madh semundjesh. Vitamina D nxit thithjen e kalçiumit në zorrë. Ajo është elementi bazë që rregullon metabolizimin e mineraleve në kockë. Falë saj dhe kalçiumit, të rriturit mbrohen nga osteoporoza dhe osteomalacia, dy sëmundje që e dobësojnë kockën dhe rrisin rrezikun për fraktura. Vitamina D parandalon rakitizmin dhe kariesin dentar te femijët. Por efektet e saj nuk janë vetëm në kocka. Vitamina D është thelbësore për shëndetin e megjithatë shumë njerëz nuk e kuptojnë rëndësinë e saj. Ekspertët thonë se në një pikë të jetës, njerëzit përballen me rënien e niveleve të vitaminës D, ndonëse nuk e kuptojnë një gjë të tillë. Nivelet e ulëta të vitaminës D shprehen nepermjet një sërë shenjash siç janë: energjia e pakët, pagjumësia, problemet me imunitetin dhe luhatjet e humorit. Te gjithe e dime se burimi më i mirë i vitaminës D është dielli. Ekspozimi i pakët ndaj tij, ul ndjeshëm nivelet e vitaminës D në organizëm, gje që pasohet me probleme të tjera me shëndetin.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Hipokrati#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form