Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Tiranës. Ata dyshohen se janë autorët e grabitjes së një sasie të madhe parash.
Hetimi ka nisur në datën 22 Maj, kur në polici një person ka denoncuar se disa persona i kishin vjedhur rreth 20 milionë lekë të reja dhe 50 mijë franga në automjetin e tij në një qendër tregtare pranë Komunës së Parisit.
?Falë veprimeve të shpejta, informacioneve të marra në rrugë operative dhe ndjekjes intensive për 24 orë u bë i mundur zbulimi dhe identifikimi i autorëve të kësaj ngjarjeje?, thuhet në njoftimin e uniformave blu.
Gjatë operacionit të quajtur ?Kombinacioni? u vunë në pranga D.H., 27 vjeç, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike dhe G.K., 44 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale.
Edhe pse banues në Tiranë, arrestimi i tyre u krye në qytetin e Fierit.
Çfarë zbuluan hetimet?
Grabitësit kishin ndjekur lëvizjet e pronarit të parave. Në momentin që ai është futur në qendrën tregtare, ata i kanë vjedhur shumën e parave, të cilat ai i kishte vendosur në bagazhin e mjetit.
Kur u kapën atyre iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi parash prej 175 milionë lekësh dhe 50 mijë franga.
Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale ?Vjedhja?./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/