Kungull të mbushur me gjizë nga zonja Vjollca

RrezeDielliOfficial 2020-05-27

Views 4

Kungull të mbushur me gjizë
Përbërësit:
4 kunguj
400 gr gjizë
3 thelpinj hudhër
4 lugë gjelle parmixhan
2 lugë gjelle fara luledielli
1 tufë kopër
2 vezë
80 gr djath cheddar
Përgatitja
Pastrojmë dhe qërojmë hollë kungujt. I presim në dysh për së gjati.I pastrojmë me lugë pjesën e brendshmedhe I japim formën e një varke. Nëse pjesa e brendshme nuk ka fara e presim në kubikë të vegjël dhe e kaurdisim pak ( nëse ka fara I largojmë). Në një tas vendosim gjizën dhe hudhrën të grirë, kripë, piper të zi, parmigiano, vezët e plota, kungujt e grirë dhe kopër. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit. Në një tepsi shtojmë letër pjekje vendosim kungujt dhe I mbushim me gjizën me djath cheddar. Vendosim tepsinë në furrë me temperaturë 180 gradë celsius për 30 minuta.

Share This Video


Download

  
Report form