Sot është 25 maji, dita ndërkombëtare e fëmijëve të humbur. Shifrat në fakt që raportohen në vite edhe në Shqipëri flasin për një fenomen që është në rritje. Këtë fundjave u raportua se një vajzë vetëm 12-vjeçe është zhdukur prej ditësh, ndërsa nëna e saj e ka denoncuar rastin në komisariat. Duke ju referuar të dhënave zyrtare, që prej 2009 deri në 2017, mund të themi se çdo tre ditë në vend, humb një fëmijë. Ne fakt në të gjithë botën shifrat që raportohen janë alarmante. Sipas të dhënave çdo ditë humbasin rreth 22.000 fëmijë apo 8 milion fëmijë në vit në të gjithë botën. 1 në 7 fëmijë të humbur ka më tepër gjasa që të bëhet viktimë e trafikimit dhe shfrytëzimit. 30% e viktimave të trafikut ndërkombëtar të fëmijëve janë me origjinë nga vendet e Evropës Juglindore. Por sa nga këta të mitur janë gjetur, si është situata në Shqipëri dhe si është reagimi i autoriteteve në momentin që një fëmijë deklarohet i humbur, për të gjitha këto folëm sot me Mirgit Vataj, Drejtor i Alo 116 111.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel