Pas gjashtë vjetësh në procedurë, shkolla fillore ?25 Maji? në Hasanbeg akoma nuk ka epilog përfundimtar për ndërrimin e emrit të shkollës që e njejta të quhet ?22 Nëntori?. Udhëheqësit e shkollës edhe një herë përsëritën se kanë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për ndërrimin e emrit, por është komuna e Gazi Babës zvarrit procesin.
Ne e kemi kërkuar ndryshimin e emrit prej vitit 2014, mirëpo prej ministrisë së Arsimit ka kaluar, nuk është problem. Komuna këtu, kryetari i komunës nuk po mundet me e vendos në këshill, nuk e di çka është puna, nuk na japin asnjë informacion. Këshilli nuk e ka aprovuar mirëpo në këshill nuk ka dalë asnjëherë?-pohoi Adem Bajrami, n.d i sh.f ?25 Maji?.
Kreu i Gazi Babës, Boris Georgievski tha përmes telefonit se procedura për ndryshimin e emrit të shkollës duhet të përsëritet sërish nga fillimi dhe të dorëzohet në komunë. Mirëpo, kujtojmë se Georgievski, kohë më parë kishte shpreh gatishmëri për ndryshimin e emrit të shkollës ?25 Maji? ndërkohë që tani mohon të njejtën.
Edhe nga këshilli i prindërve të shkollës kërkojnë që shkolla ?25 Maji? të quhet ?22 Nëntori?
Mendojmë se ?25 Maji? nuk është adekuat për momentin të prezentojë komunitetin shqiptar këtu në Hasanbeg dhe gjetiu për shkak se ?22 Nëntori? është pak më simbolike edhe në aspektin arsimor. Edhe në biseda të lira që kemi patur ma bashkëvendasit tanë secili ka shprehur gatishmëri që të na përkrah fuqishëm në këtë propozimin tonë si këshill të prindërve?-tha Mevludin Ismaili, këshilli i prindërve.
Nga shkolla në fjalë, bëjnë të ditur se për komunikim të brendshëm tashmë përdoret emri ?22 Nëntori?. Madje, edhe dita e patronatit të shkollës është kthyer në këtë datë, e cila shënon ditën e Alfabetit të gjuhës shqipe. Me 25 majin, ditën kur në periudhën e socializmit festohej ditëlindja e ish-udhëheqësit Josip Broz Tito, shkollën fillore të Hasanbegut nuk e lidh asgjë e veçantë.
Melihate Rustemi