Një 18-vjeçar nga fshati Dypjakë i Dibrës, Ardian Pali ka humbur kontaktet me familjen e tij mesditën e 20 maj, rreth orës 2. I riu ishte ngjitur në Malin e Korabit për të mbledhur bimë medicinave, nga shitja e të cilave siguronte të ardhura ekonomike, për familjen. Vëllai i vetëm i katër motrave nuk është kthyer në banesë. Familjarët kanë bërë denoncim në polici për zhdukjen e Ardianit, ndërsa kanë nisur edhe vetë kërkimet. 200 veta janë ngjitur në mal për të kërkuar, por ende nuk kanë gjetur asnjë gjurmë të 18-vjeçarit. I riu mendohet të ketë qenë duke mbledhur lule në në vendin e quajtur "Përroi i thellë" afër Rekës së Epërme, në fshatin Tanushë, pjesë e Maqedonisë së Veriut në vendin e quajtur "Përroi i thellë" afër Rekës së Epërme. Familjarët kërkojnë ndihmën e autoriteteve për të kërkuar nga ajri, pasi terreni ku edhe ka humbur gjurmët Ardiani është shumë i vështirë. 18-vjeçari kishte qëndruar prej dy ditësh në një çadër të ngritur, bashkë me të atin dhe një të afërm të familjes, për të mbledhur bimë medicinave.