Report TV - Durrës, zaptoi plazhin dhe ndërtoi pa leje, në pranga 66-vjeçari te Shkëmbi i Kavajës

Report TV 2020-05-27

Views 0

Ndërkohë që sezoni turistik pritet të fillojë zyrtarisht, policia dhe IKMT kanë nisur operacionin kundër krimeve mjedisore dhe zaptimit të pronës publike në plazhe.

Policia e Durrësit ka arrestuar një 66-vjeçar në Shkëmbin e Kavajës, i cili kishte zaptuar në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe toke, pronë publike plazh, duke e rrethuar me mur dhe plate betoni.66-vjeçari akuzohet për për veprat penale "Ndërtim i paligjshëm" dhe "Pushtimi i tokës" .

"Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me IKMT-në, te Shkëmbi i Kavajës, para lokalit të shtetasit I. K. kanë konstatuar se ai kishte zaptuar në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe toke, pronë publike plazh, duke e rrethuar me mur dhe plate betoni", thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, IKMT ka plotësuar dokumentacionin për prishjen e këtij ndërtimi brenda 5 ditësh. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Share This Video


Download

  
Report form