Top News - Shpresa për kurën! Zbulohet një tjetër antitrup i aftë të shkatërrojë koronavirusin

Top Channel Albania 2020-05-27

Views 1

Shkencëtarët nga Instituti i Kërkimeve Biologjike në Izrael (IIBR) njoftuan se kanë identifikuar një antitrup monoklonal, të aftë të shkatërrojë koronavirusin SARS-CoV-2.


Ky është zbulimi i dytë i këtij lloji pas atij të shkencëtarëve të Universitetit të Utrecht. Për momentin, imunoglobulina gjysmë sintetike është testuar vetëm në epruvetë, por shkencëtarët janë optimistë për vazhdimin e studimit. Zbulimi i kësaj imunoglobuline, në gjendje të shkatërrojë virusin konsiderohet një ?pikë kthese domethënëse? në krizën që ka shkaktuar anembanë botës patogjeni i shfaqur në Kinë.

?Jam krenar për stafin e institutit biologjik, që ka hedhur një hap të madh përpara. Krijimtaria dhe zgjuarsia hebreje sollën këtë rezultat të jashtëzakonshëm ?, tha ministri i mbrojtjes, Naftali Bennettt pas një vizite në objektin kërkimor të vendosur në Ness Ziona. Antitrupi monoklonal është një imunoglobulinë gjysmë sintetike e zhvilluar në laborator, siç e përshkruan dhe virologu Fabrizio Pregliasco, që sigurohet përmes inxhinierisë gjenetike (në rastin specifik është arritur me qelizat e miut).

Ai është në gjendje të kopjojë funksionin e antitrupave të vërtetë njerëzorë, dhe nuk ka nga ana tjetër asnjë proteinë të dëmshme. Një nga kufizimet e terapisë së plazmës, bazuar në infuzionin e plazmës së shëruar të pasur me antitrupa tek pacientët e sëmurë rëndë, qëndron tek fakti që procesi i pastrimit, sado i efektshëm të jetë, nuk e përjashton dot plotësisht përcjelljen e një agjenti infektiv.

Me antitrupat monoklonalë ky rrezik anashkalohet, dhe shmanget gjithashtu edhe mungesa kronike e plazmës së përshtatshme për këtë lloj terapie. Antitrupat monoklonalë janë në gjendje të ?gjurmojnë? patogjenët dhe t?i shkatërrojnë ata në trupin tonë, e për këtë arsye konsiderohen një metodë premtuese terapeutike për COVID-19, ndaj të cilit nuk ka ende një kurë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#NaftaliBennett#Israel#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form