Përfundon mbledhja/ Gjiknuri: Jam i kënaqur, ja për çfarë ramë dakord!

Top Channel Albania 2020-05-27

Views 0

Ka përfunduar mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore që nisi në orën 11:00.


Bashkëkryetari i komisionit Damian Gjinkuri tha se mbledhja ka pasur rezultate të kënaqshme.

?Ramë dakord për zvogëlimin e periudhës zgjedhore, përkatësisht në datat 15 prill-15 maj, ose 15 tetor- 15 nëntor. Është një periudhë shumë e mirë për të bërë zgjedhje në Shqipëri, pasi edhe klima është më e mirë. Pjesëmarrja sa më e lartë në zgjedhje do të jetë një gjë shumë e mirë.

Ramë dakord edhe për parimin e kuotës gjinore, që një në tre emra të jetë nga gjinia femërore, të shoqëruar dhe me sanksionet përkatëse. Nisur nga ky parim duhet të shihet si të eliminohen disa shqetësime.

Ramë dakord që të kemi dhe financimin miks, pra financim nga qeveria, dhe pjesa tjetër nga donacionet, por duke e ulur në një raport më të pranueshëm. Qeveria ka marrë përsipër të shtojë vlerën totale që do të jepet për fushatën e ardhshme zgjedhore. Kapitulli i financimit të fushatës ka marrë dakordësim.

Vendosëm që mbledhjen e ardhshme ta kemi ditën e enjte, ku do të trajtojmë disa çështje të tjera. Këto ishin rezultatet e kësaj mbledhjeje dhe jam i kënaqur se kemi bërë disa hapa?, tha Gjiknuri. Jam i kënaqur kemi progres. Besoj që po të punojmë me intensitet do e përmbyllim shumë shpejt?, tha ai.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DamianGjiknuri#ReformaZgjedhore#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS