Yuri Kim flet pas takimit me Bashën: Reforma zgjedhore brenda 31 majit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-05-27

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim kërkoi nga palët politike që të miratojnë reformën zgjedhore deri në fund të majit.Pas takimit me kryedemokratin Lulzim Basha, Kim tha për mediat se data 31 duhet të jetë afati i fundit i diskutimeve.Ajo tha se opozita ka shprehur gatishmëri për ta përmbyllur sa më parë këtë proces.?Sapo zhvilluam një takim shumë të mirë, isha shumë e kënaqur që pata mundësi të takohem me kryetarin e opozitës Lulzim Basha. Diskutimi ynë ishte i fokusuar për të ardhmen dhe jo për të shkuarën, veçanërisht folëm për rëndësinë sesi udhëheqësit shqiptarë duhet të përmbushin pritjet e popullit shqiptar sikurse kanë premtuar për të përfunduar reformën zgjedhore deri me 31 maj. Ky nuk është një afat kohor që e ka vendosur Ambasada e SHBA apo ndonjë faktor tjetër i jashtëm, ky është një afat kohor që e kanë përcaktuar mbi vetën e tyre vetë udhëheqësit. Për nga përkufizimi opozita ka një punë shumë të vështirë përpara tyre por ndihem shumë e inkurajuar nga diskutimi që kemi zhvilluar këtë pasdite dhe pres me kënaqësi për rezultatet.?Këtë të martë u zbardhën tre propozimet e opozitës jashtëparlamentare që lidhen me financimin e partive, rolin e grave dhe kohën e zgjedhjeve. Po ashtu është kërkuar edhe përjashtim nga tenderat të financuesve privatë në zgjedhje.

Share This Video


Download

  
Report form