Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano ka lëshuar dje nga selia e tij thirrjen për të bërë presionin e duhur demokratik mbi Prokurorinë dhe Gjykatat. Çdo të thotë presion demokratik i një force politike mbi institucionet e pavarura. Për Tv Klan Nano sqaron.
Fatos Nano, Kryetari i PS:- ?Pra shteti ligjor ku në përputhje me angazhimet tona politike dhe qeverisëse duhet të vazhdojnë reformat për të sjellë profesionalizëm në shërbim të qytetarëve dhe të ligjit dhe për të larguar korrupsionin, paaftësinë, klientelizmin politik dhe solidaritetin me krimin dhe jo me njerëzit që kërkojnë ndëshkimin e krimit?.
Gazetarja:- Si do të shpërbëhet presioni juaj për t'i arritur të gjitha këto?
Fatos Nano, Kryetari i PS:- ?Në të njëjtat mënyra që është aktivizuar sërish, në komunikimin politik me publikun, në zbatimin e saktë të programeve, të reformave dhe të detyrimeve ligjore për funksionimin e pavarur të drejtësisë, prokurorisë dhe gjykatave?.
Gazetarja:- Meqë Berisha kërkon të shkojë në Vlorë, ju do të kërkoni të shkoni në Tropojë?
Fatos Nano, Kryetari i PS:- ?Natyrisht e kam bërë hartën e lëvizjeve të mija elektorale dhe nga ajo nuk përjashtohet asnjë pjesë e Shqipërisë?./tvklan.al
Gazetare ? Mimoza Picari
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/