Top News - Bëri gjithçka siç duhet/ Përse u godit rëndë Peruja...

Top Channel Albania 2020-05-27

Views 0

Peruja është një nga të parat vende të kontinentit amerikan që ka marrë masa strikte parandaluese për koronavirusin, si urdhëri për të qëndruar në shtëpi, shtetrrethim dhe mbyllje të kufijve. Por si mundi ajo të prekej rëndë nga covidi.
Aktualisht, peruja ka më shumë se 123900 raste të konfirmuara të koronavirusit dhe 3600 viktima, duke u renditur e dyta pas brazilit në amerikën latine. Dy vendet, e kanë menaxhuar pandeminë krejtësisht ndryshe. Ndërsa presidenti brazilian, Jair Bolsonaro ka minimizuar rreziqet e koronavirusit, presidenti i Perusë, Martin Vizcarra, shpalli më 15 mars gjendjen e emergjencës që përfshinte vetëkarantinën e detyrueshme dhe mbylljen e kufijve të vendit. Por virusi nuk u ndal. Rreth 85 për qind e shtretërve të terapisë intensive me ventilatorë janë aktualisht të zënë dhe tejmbushja e spitaleve është një frikë e afërt. ?Kjo nuk është një emergjencë shëndetësore, por një katastrofë shëndetësore. Është një situatë ku pandemia ka kapërcyer kapacitetet reaguese të sektorit të shëndetësisë ?, thonë mjekët. Por si ka mundësi që një vend që reagoi shpejt dhe seriozisht të përfundojë në këtë pikë. Shumëkush në lagjet e varfra të perusë nuk ka zgjidhje tjetër vecse të rrezikojë shëndetin për të punuar, në mënyrë që të sigurojë ushqim. Imazhet në televizione tregonin edhe gjatë përiudhës së izolimit, radhë të gjata nëpër dyqane. Shumëkush mbante maska, por distancimi social nuk ishte i mundur. DUhet të qëndrojmë në radhë, përndryshe mbetemi pa ushqim ? thonin njerëzit. Po ahstu, turma njerëzish shihen edhe nëpër banka, ndërsa përpiqen të sigurojnë fondet e ndihmës së qeverisë. Vendimi i saj për të ndihmuar të varfrit ishte një ide e mirë, por shpërndarja nuk u realizua mirë. Shumë peruanë po ahstu, jetojnë dhe punojnë në një mënyrë që thjesht nuk mund të pajtohet me distancimin social, me familje të mëdha, me katër apo më shumë persona që flenë në një dhomë të vetme. Tani gjendja e emergjencës në peru është shtyrë deri më 30 qershor dhe shpresa është që numrat të fillojnë të bien.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Peru#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form