Top News - Grabitën 84 mijë euro/ Tre në pranga, klonon karta bankare

Top Channel Albania 2020-05-27

Views 1

Tre persona janë arrestuar, pasi klononin karta bankare. Është finalizuar operacioni policor i koduar ?BOOKING?, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik, ndërsa në pranga ranë 3 persona. Ata akuzohet se klononin karta bankare, kryesisht të shtetasve të huaj, duke përfituar shumën 84 mijë euro.
Në kuadër të operacionit policor të koduar ?BOOKING?, pas një hetimi disamujor u siguruan prova bindëse për veprimtarinë kriminale të 3 shtetasve, për të cilët Prokuroria urdhëroi ndalimin e tyre, konkretisht: B. G., 43 vjeçe, S. G., 24 vjeçe dhe M. B., 31 vjeç, banues në Durrës.
Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë përfituar shumën 84.000 euro, nëpërmjet kartave të klonuara, duke mashtruar shtetas të huaj që kryenin rezervime në hotele për turizëm.
Materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve, do t?i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale ?Mashtrimi kompjuterik?.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Arrested#MashtrimiKompjuterik#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form