Nuk kanë marrë pagën e luftës, 40 punonjëse të fasonerisë në Berat protestojnë

Top Channel Albania 2020-05-27

Views 0

40 punonjëse të një fasonerie në Berat janë ngritur sërish në protestë pasi nuk kanë marrë ?pagën e luftës? megjithëse nuk kanë punuar gjatë kohës së pandemisë së COVID-19.

Punonjëset e tjera të së njëtës fasoneri kanë marrë pagën e luftës, ndërkohë që përjashtim është bërë vetëm për 40 prej tyre, të cilave u thuhet se kompania e tyre ka aplikuar dy ditë me vonesë.

?Më ka dalë emri në sistem dhe nuk e kam marrë akoma. Jemi ngritur në protestë pasi nuk është e drejtë të mos marrim pagën e luftës?- thanë punonjëset.

Policia i ka shpërndare me dhunë punonjëset e fasonerisë, duke insistuar se protesta e tyre është e paligjshme, ndërkohë që punonjëset kanë vijuar protestën e tyre pasi ju duket e padrejtë që të mos e marrin.

Të gjitha punonjëset janë rikthyer në punë, megjithëse ende nuk e kanë marrë pagën e luftës.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Berat#Proteste#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS