Hajdari rendit shkeljet: Rama donte te merrte edhe Teatrin e Kukullave, por…

RTV KLAN 2020-05-28

Views 0

Shembja e Teatrit Kombëtar është një çështje e nxehtë për opozitën, prandaj këtë të enjte ka thirrur në një interpelancë kreun e qeverisë Edi Rama.

Deputetja Rudina Hajdari tha se gjatë këtyre viteve nuk është bërë asnjë investim për godinën. Prandaj ajo pyeti kreun e qeverisë, i cili ka qenë më parë kryetar bashkie i Tiranës, nëse e ka bërë me qëllim këtë gjë.

?Gjatë këtyre viteve nuk është bërë asgjë. A mos është bërë kjo në mënyrë të qëllimshme nga ju? Nuk ka mundësi që për 17 vite të mos vihej dorë në atë teatër, ndërkohë që ishte i mbrojtur me ligj. Përveç kësaj, akti tjetër ë keni bërë kur erdhët në qeveri. Qeveria juaj ka përgjysmuar qendrën historike. Pse e përgjysmuat? Pse e keni dashur atë truall? Pse e keni bërë këtë? Përveç faktit se ju doni të ndërtoni kulla me shokët tuaj. Edhe e keni bërë se nuk ju ndalon dot njeri. Kur erdhi puna tek teatri prekët shumë njerëz se e bëtë në mënyrë barbare?, tha Hajdari.

Sipas Hajdarit, qeveria ka vepruar kundër ligjit kur ia ka kaluar truallin Bashkisë së Tiranës. Ajo u shpreh se me VKM-në e datës 8 Maj qeveria i ka kaluar Bashkisë truallin e Teatrit Eksperimental dhe jo atij Kombëtar.

?Kjo ndërtesë është vetëm ndërtesa e Teatrit Eksperimental, nuk është sipërfaqja e Teatrit Kombëtar. Pra si ka mundësi që e keni shkatërruar teatrin ndërkohë që e keni kaluar Bashkisë së Tiranës këtë truall që kishte të regjistruar në kadastër vetëm 1126 metra katrorë. Si e keni bërë këtë gjë? Mos ndoshta e keni bërë në mënyrë të paligjshme shembjen e Teatrit Kombëtar??, tha ajo..

Hajdari u shpreh se prishja e teatrit do i kushtojë rëndë Ramës. Ajo kujtoi një precedent në vitin 2000, kur sipas saj, kryeministri, asokohe kryetar Bashkie, tentoi të merrte Teatrin e Kukullave, por Gjykata Kushtetuese e kundërshtoi transferimin.

?Në vitin 2000 ju zoti kryeministër keni dashur të merrni Teatrin e Kukullave në pronësi të Bashkisë së Tiranës dhe Gjykata Kushtetuese ua ka kundërshtuar këtë transferim. Pse? Sepse ka qenë në kundërshtim të Kushtetutës neni 116 që përcakton hierarkinë e normave. Teatri Kombëtar është institucion qendror publik që mbrohet me ligj dhe nuk i transferohet Bashkisë së Tiranës me VKM. Edhe këtu jeni në shkelje. Uroj që ta kuptoni që obsesioni juaj do ju kushtojë rëndë?, tha Hajdari.

Sipas deputetes, teatri i ri duhej ndërtuar në një zonë tjetër./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form