Hapja e sistemit parashkollor më 1 qershor do të jetë një sfidë ku qeveria do të tregojë zotësinë. Kështu u shpreh në një intervistë për Report Tv ish zv ministrja e Arsimit Nora Malaj. Ajo sugjeron 3 pika kyçe ku duhet të fokusohen organet përkatëse për hapjen e çerdheve dhe kopshteve ndërkohë që fokusi kryesor sipas Malajt, duhet të vendoset edhe te trauma post Covid e fëmijëve.