Pa Gjurmë - Prindërit e braktisin 3 vjeç, fqinji e përdhunon / Rrëfehet dhimbshëm Lindita Nelku

Report TV 2020-06-03

Views 0

Sot është një 44-vjeçare dhe historia e trishtë e jetës ia kthen kokën pas. Përveç mallit që ndjen nga mungesa e nënës, nga e cila u birësua, kërkon të njoh rrënjët biologjike. Lindita Nelku ka vendosur t?ia besojë ?Pa gjurmë? këtë rrëfim të jetës, me shpresën për të arritur në gjurmët e prindërve biologjik. Nuk i ka munguar kurrë dashuria e një nëne që e rriti dhe e deshi deri në frymën e fundit, por është një ndjenjë e brendshme që i kërkon një arsye. Pse u la në moshën 3-vjecare në vitin 1979 në Shtëpinë e Fëmijës, Shkodër ?. Ku jetoi vogëlushja atë kohë për tri vite më radhë dhe a është vërtetë Hamit Iljazi, babai i saj biologjik, përsoni që ia dorëzoi vajzën e vogël institucionit ? . Një shenjë e prerë në kraharor është për Linditën një shenja që e dallon, për t?u dërguar një mesazh prindërve që e rritën, se është ajo vajza e tyre që po i kërkon. Lindita Hamit Iljazi u lind më 23 gusht të vitit 1975. Në moshën 3- vjecare u dërgua në Shtëpinë e Fëmijës, Shkodër. 3 vite më vonë ajo u birësuar nga Vashe Nelku nga Fushëkuqja e Laçit, në vitin 1982. Çifti Nelku nuk kishin patur mundësi të bënin fëmijë, ndërsa kishin disktuar për të birësuar një vajzë. Por ai që do të ishte babai birësuar i Linditës, nuk do ta gëzonte. Dy vite pasi, bashkëshorti i ndërroi jetë, Vashe Nelku asokohe 43 vjece, vendosi ta birësojë e vetme Linditën. Paragjykimet e diferencës së moshës, Lindita i vuajti shumë, ndërsa rritej, kur të gjithë e etiketonin nënën birësuese si gjyshen e saj. Mësoi për të vertetën e jetës kur mbushi 13 vjec, por kjo nuk e pengoi ta donte njësoj nënë Vashen, me të cilën u rrit pa asnjë përkrahje tjetër, mes vështirësive dhe frikërave të mëdha.

Shenja që ajo ka ende në kraharor, që në vogëli, ngre pikëpyetje të mëdha sot tek Lindita. Se ndoshta vajza shëndetlig, që u braktis do të ishte fati i Vashes që e rriti.

Për Linditën peripecitë e jetës nuk morën fund. Që kur u fejua në moshën 20-vjeçare dhe emigroi me skaf nga Vlora drejt Italisë në vitin 1996, më pas tek ndarja dhe martesa me një tjetër shqiptar me të cilin ka një djalë. 24 vite që jeton në Genova të Italisë. Nëna birësuese ka 11 vite që është ndarë nga jeta. Lindita rrit me gjithë përkushtimin, djalin 11 vjec, ndërsa u nda nga bashkëshorti kur i biri ishte 2 vjec.

Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS