#tvora #rtvoranews
Shënohen 23 raste të reja me Covid-19 në vendin tonë.
12 raste janë në Tiranë, 6 në Mat kontakte nga QSUT, 4 në Lushnje dhe një në Durrës.
Ndërkohë në QSUT janë testuar 57 personel dhe paciente të gjithë negativë.
Në spitalin Infektiv janë 23 pacientë të shtruar, ndërsa 5 prej tyre janë në terapi intensive.
Testimet - Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 276 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 23 raste të konfirmuara pozitive, 12 prej të cilave në Tiranë, 8 janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitive dhe 4 janë raste të reja në proces hetimi.
Testimet serologjike - Nga hetimi i thelluar epidemiologjik në QSUT, ku janë testuar 57 personel shëndetësor dhe pacientë, dhe të gjithë kanë rezultuar negativë.
6 raste janë konfirmuar në Mat, kontakte të një paciente në QSUT dhe 4 raste në Lushnje, kontakte të rasteve pozitive të konfirmuar më herët në Tiranë dhe 1 rast i ri në Durrës.
Në Spital - Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 23 pacientë, nga të cilët 5 janë në terapi intensive.
Shërimet - Në 24 orët e fundit janë të shëruar 28 qytetarë, duke e çuar në 851 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 15,500 testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1099. Prej tyre, mbi 77% janë të shëruar.
Raste aktive - Në vendin tonë aktualisht janë 215 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë.
Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/serish-ngjitet-kurba-23-raste-te-reja-me-covid-19-12-raste-ne-tiran
Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/d7HoQT1oeTc
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp