Nën hetim për 137 kg kokainë që u kap në Durrës, OFL i dërgon formularin Malindit dhe 4 të tjerëve

Report TV 2020-06-03

Views 1

TIRANE-Operacioni Forca e Ligjit u kërkon që të justifikojnë pasurinë 5 personave në hetim dhe të dënuar për trafik droge dhe vrasje në Tiranë dhe në Durrës, mes të cilëve Gentian Malindi, emër i njohur pas zbulimit të kokainës vitin e kaluar në Durrës. Emri i parë është Akil Alushi banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale ?Trafikim i lëndëve narkotike?. Po për drogë është edhe emri i radhës, Ilir Oshafi banues në Durrës, i dënuar në Itali me 4 vite me vendim të njohur nga Gjykata e Durrësit prodhim dhe shitje të narkotikëve në bashkëpunim.

Gjithashtu në listë janë edhe dy vëllezërit Morel dhe Enkel Kërtalli banues në Durrës sipas policisë nën hetim për vrasje në rrethana të tjera cilësuese. Emrat e dy vëllezërve janë të njohur për policinë pasi në 23 gusht 2017 akuzohen se tentuan të vrasin në atentat Dashamir Gjokën. Tre vite më parë, sipas policisë, ata qëlluan në drejtim të makinës së blinduar me të cilën po udhëtonte Dashamir Gjoka dhe vajzat e tij.

Emri i fundit në listë për ditën e sotme është Gentian Malindi banues në Durrës, që sipas OFL-së është nën hetim për veprat penale ?Trafikimi i narkotikëve? dhe ?Grupi i strukturuar kriminal?. Gentian Malindi u bë i njohur në shtator 2019 kur në portin e Durrësit u sekuestrua kokaina e nisur  nga Ekuadori.  Gentian Malindi është në kërkim, ndërsa për ngarkesën 137 kg kokainë qëndrojnë në qeli dy persona Ardian Bega, oficeri i sigurisë në Portin e Durrësit, si dhe punëtori në anijen e Gentian Malindit, Altin Mislihaka.

Sipas policisë, dy personat e arrestuar sapo kanë marrë pakot me kokainë nga kontenieri u larguan me një makinë së bashku me Gentian Malindin drejt Shkëmbit të Kavajës, por sapo zbuluan se në pakot ku mendonin se kishte kokainë ishte futur oriz dhe nga një GPS për të zbuluar destinacion përfundimtar, ata e hodhën çantën në mes të rrugës, duke u larguar. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t?u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t?i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Share This Video


Download

  
Report form