#tvora #rtvoranews
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka bërë një tjetër kallëzim sot në SPAK.
Kallëzimi është bërë në orën 11.00 për veprën penale "vrasje e mbetur ne tentative".
Sipas Aleancës, në momentin e shembjes, në godinën e Teatrit Kombëtar, ndodheshin brenda disa artistë dhe aktivistë.
Aleanca ka bërë më dije se godina nuk u kontrollua para se të fillonte shembja dhe ata që ishin brenda kanë dalë vetëm kur dëgjuan fadromat.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka kallëzuar në SPAK edhe Erion Veliajn e Arbjan Maznikun.
Mbi ta rëndon akuza për "shpërdorim detyre" dhe "korrupsion pasiv i dy zyrtarëve që kryejnë funksione publike kryer në bashkëpunim".
Ndërkohë avokatja Adriana Kalaja është shprehur se Lleshaj, Veliaj dhe Veliu akuzohen për vrasje e mbetur në tentativë, duke kërkuar edhe arrestimin e tyre.
Adriana Kalaja: Një grup nga Aleanca kemi kallëzuar penalisht në SPAK Ardi Veliun Veliajn dhe Sandër LLeshaj. Ata akuzohen për veprën penale vrasje e mbetur në tentativë. Kemi shtruar të gjitha argumentet tona për këtë vepër të rëndë.
Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/aleanca-mbrojtjen-e-teatrit-kallezim-vrasje-me-dashje-ne-spak
Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/d7HoQT1oeTc
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp