Ora News - Delvinë, 28 persona janë larguar nga puna, akuza për hakmarrje politike

Ora News Lajme 2020-06-03

Views 1

#tvora #rtvoranews
28 persona janë larguar nga Puna në Bashkinë e Delvinës, 6 muaj pasi në krye të saj erdhi socialistja Majlinda Qilimi.

Vilson Mehmeti, ish-specialist në Shërbimet publike në bashki, është një prej atyre që akuzon se largimi i tij nga detyra hakmarrje për bindjet politike.

?Ky është një largim me tendencë politike, por edhe një kaprico familjare që rrjedh nga një konflikt i vjetër. Me burrin e saj, më ka thënë se nuk e kam respektuar.?

Akuza ndaj kryebashkiakes socialiste kanë edhe të tjerë.

Ky qytetar denoncon se hakmarrjen politike ndaj tij e ka vuajtur e bija që është larguar nga puna po ashtu.

?Ajo është larguar e para nga bashkia. Unë i kam thënë që jam i djathtë, më kanë kërkuar votën dhe nuk ia kam dhënë.?

Nga ana e saj kryetarja e Bashkisë Delvinë i quan këto shkurtime në stafin e bashkisë si të detyruara për shkak të financave të dobëta të institucionit.

Për ata që pretendojnë të kundërtën ajo thotë se mund ti drejtohen gjykatës.

?Nëse dikush pretendon se e kemi larguar për arsye politike t?i drejtohet gjykatës, pasi ne kemi ndjekur një procedurë korrekte.?

Largimet nga puna në periudhat kur ndryshohen kryetarët e Bashkive, mbeten një fenomen i përhapur, edhe pse para votimeve të 30 qershorit, kryeministri Edi Rama paralajmëroi kryebashkiakët e rinj të mos bëjnë shkarkime politike

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/delvine-28-persona-jane-larguar-nga-puna-akuza-hakmarrje-politike

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Share This Video


Download

  
Report form