#tvora #rtvoranews
Një grua ka marrë drejtimin e Kadastrës në Vlorë, pasi pesë drejtues janë dorëhequr ne 9 muajt e fundit. Viola Hima, prej disa muajsh mbante postin e zëvendësdrejtores në institucionin që nga shtatori i kaluar nuk po gjen qetësi.
Me 6 drejtues në 9 muaj, Kadastra e Vlorës nuk gjen qetësi. Viola Hima, ka marrë këtë të premte drejtimin e Agjensisë.
Prej katër muajsh ajo mbante postin e zëvendësdrejtores ndërsa pason në post ish-eprorin e saj Bilbil Aliaj, i dorëhequr pak ditë më parë.
Ky i fundit qëndroi në krye të Kadastrës së Vlorës rreth 4 muaj dhe u dorëhoq pak ditë më parë.
Prej shtatorit të kaluar, Institucioni është përfshirë nga një valë e pazakontë dorëheqjesh, thuajse të gjitha të argumentuara me arsye personale.
Por shkak i ndryshimeve në kadastër dyshohet se kanë të bëjnë me konfliktet e hershme për disa prona në bregdet.
Prej vitesh, Kadastra e Vlorës është përfshirë nga një valë dorëheqjesh dhe detyroi hetime të thelluara nga Policia dhe KLSH për abuzime me pronat.
Jo vetëm drejtues të Kadastrës kanë dhënë dorëheqjen, por dhe 6 juristë u pushuan nga puna, ndërsa të tjerë u vendosën nën hetim.
Ndërkohë kadastra e Vlorës ka nisur zyrtarisht menaxhimin e pronave në Bregdet, që mbetet çështja me e nxehtë në këtë qytet.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/plot-6-drejtues-ne-9-muaj-viola-hima-caktohet-si-kreu-i-ri-i-kadastres-se-vlores
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp