Hiqen kufizimet e orareve për liri dalje dhe për automjetet këtë fundjavë. E shtuna dhe e diela do të jenë ditë normale. Edhe bizneset nuk kanë më fashë orari që t'i ndalojë. Ato do të vijojnë të qëndrojnë të hapura. E ndaluar deri në 1 qershor do të jetë vetëm dalja nga zonat e kuqe në zonat e gjelbërta deri të hënën kur këto kufizime do të hiqen.