Ardi Veliu sqaron videon: Fjala ime të mos nxirret nga konteksti - Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-06-03

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu sqaroi pse vendosi të publikojë videon e nënës së 15-vjeçarit të dhunuar nga efektivët.Me anë të një reagimi për mediat, Veliu deklaroi se gjithçka po nxirret jashtë kontekstit pasi ai thjesht donte të tregonte fenomenin.?Sot unë jam vënë personalisht në shënjestër dhe më vjen keq për deformimin që po i bëhet realitetit të ngjarjes për të cilën fola dhe vetë qasjes sime ndaj saj. Së pari, fjala ime nuk mund të nxirret nga konteksti siç po bëhet. Së dyti, kam bërë një ilustrim të idesë se nuk mundet të fajësohet gjithnjë e vetëm punonjësi i Policisë duke u kapur pas një fotoje të rastit, pa konsideruar tërë kontekstin e një situate. Së treti, kam sqaruar se punonjësi në fjalë është pezulluar dhe ka nisur hetimi disiplinor dhe penal për të. Së katërti, unë po komunikoja hapur me deputetët, një shqetësim që është i mbarë punonjësve tanë, për demonizimin që i bëhet figurës së Policit të Shtetit dhe nuk doja të thosha më shumë se kaq.?Sa i takon kërkesës së PD për shkarkimin e tij të menjëhershëm, Veliu tha se kjo nuk do të ndodhë. ?Në fund dëshiroj t?u them të gjithë atyre që po e gjykojnë me ngut këtë ?krim? të radhës, se nëse nuk kam arritur dot ta sqaroj si duhet atë çka kisha qëllim, kjo nuk mjafton për të më gjykuar me qëllim. Këtë detyrë e kam mbajtur dhe do ta mbaj deri në fund me nder dhe puna ka folur e do të flasë për mua dhe Policinë e Shtetit më mirë se sa fjalët tona.? Ardi Veliu bëri publike një video të nënës së të miturit, që shfaqej me pistoletë. 15-vjeçari u dhunua disa ditë më parë nga punonjësit e policisë sepse kishte thyer karantinën.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS