Ulet numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-06-03

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo e dielë ka sjelljë një rënie të numrit të të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Specialistja Gentiana Qirjako tha se janë konfirmuar pozitivë vetëm 15 persona, mes 225 të testuarve.Pjesa më e madhe e të prekurve i takon sërish Tiranës, ndërsa shtohen edhe dy personel shëndetësor tek të infektuarit.?Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 225 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 15 raste pozitive. Shpërndarja e rasteve të reja pozitive është si vijon: 11 raste në Tiranë, 3 në Krujë, dhe 1 rast në Kamëz. Nga totali i të prekurve të identifikuar në 24 orët e fundit, 11 janë kontakte të rasteve të mëparshme të konfirmuara pozitive, ndërsa për 4 raste po vazhdon hetimi epidemiologjik. Në 24 orët e fundit janë testuar 35 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar pozitive 2 raste.?Qysh prej fillimit të epidemisë, në vendin tonë janë konfirmuar 1.137 persona pozitivë me COVID-19.Nga këta 232 qytetarë vijojnë të jenë aktivë dhe përbëjnë rrezik për të infektuar edhe të tjerët.Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:Tiranë 148Durrës 27Krujë 17Shkodër 10Kamëz 10Mat 8Lushnje 6Berat 2Fier 2Korçë 1Librazhd 1

Share This Video


Download

  
Report form