http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa vendi po shkon drejt hapjes totale, në Pogradec, hotelet kanë filluar rezervimet e para për periudhën korrik-gusht. Por ato janë shumë më të pakta krahasuar me një vit më parë. SAMANTA KASTRIOTI - MENAXHERE HOTELI AREOLA SHYTI - RECEPSIONISTE Menaxheret e hoteleve thone se si rrjedhojë e situatës së krijuar nga virusi covid19, të gjitha rezervimet e bëra prej turistëve të huaj për këtë sezon janë anuluar. Kjo gjë ka bërë që hotelet e qytetit liqenor të shqyrtojnë mundësinë e shkurtimit të vendeve të punës.SAMANTA KASTRIOTI - MENAXHERE HOTELI Pogradeci tërheq çdo vit një numër të konsiderueshëm turistësh për shkak të klimës dhe kulinarisë tradicionale që ofrohet nga bizneset e zonës. Por ky vit për qytetin liqenor pritet të jetë ndryshe pasi te ardhurat do te jene me te pakta.