Ministri Edi Rama, Festivali Folklorik i Gjirokastrës - (11 Maj 2000)

RTV KLAN 2020-06-03

Views 2

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Festivalin e parë të shekullit e ka cilësuar Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve Edi Rama, Festivalin Folklorik Kombëtar, i cili do të organizohet në datat 20-30 Shtator në kalanë e Gjirokastrës. Në cilësinë e presidentit të këtij festivali ministri Edi Rama zhvilloi takim me anëtarët e komitetit organizativ të festivalit.

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve Edi Rama, shpjegoi arsyet pse u zgjodh Gjirokastra për organizimin e Festivalit Folklorik të vitit 2000.

Edi Rama, Ministri i Kulturës:- ?Gjirokastra ka tashmë një eksperiencë dhe njekohësisht vazhdon të përbëj territorin më adapt për një aktivitet të tillë, pa harruar këtu dhe faktin që ne do të mundohemi ta shfrytëzojmë festivalin për të ndërhyrë në disa pika të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Gjirokastër. Do të ketë edhe disa ndërhyrje të karakterit restaurues dhe të përmirësimit të ndriçimit të pjesës më nevralgjike të trashëgimisë kulturore në Gjirokastër?.

Në këtë festival marrin pjesë grupe folklorike nga çdo prefekturë e vendit, katër grupe nga Kosova, Maqedonia, Mal i Zi do të përfaqësohen nga grupet e tyre shqiptarë të Turqisë, Amerikës, Zvicrës Suedisë, Gjermanisë dhe Arbereshët e Italisë. Fondet do të sigurohen nga buxheti i shtetit, shitja e të tretës televizive dhe sponsor privatë./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form