Shqipëria hapi këtë të hënë kufijtë tokësorë me vendet fqinje, por hapja është reciproke vetëm me Malin e Zi. Maqedonia e Veriut lejoi vetëm daljen e qytetarëve nga territori i tyre dhe jo hyrjen nga Shqipëria. Të kthyerit e parë janë disa studentë e punëtorë sezonalë të bllokuar në vendin fqinjë prej pandemisë.
Drejt Maqedonisë së Veriut lejohet hyrja vetëm e shtetasve maqedonas. Policia shqiptare sqaroi se e njëjta situatë është edhe me Italinë dhe Greqinë.
Javën e kaluar, autoritetet greke thanë se lëvizjen e lirë me Shqipërinë dhe me 27 vende të tjera do ta lejojnë më 15 Qershor, ndërsa ende nuk ka një vendim nga Italia por edhe nga vende të tjera të Bashkimit Europian.
Më 15 Qershor Italia, Gjermania, Austria, Kroacia, etj, kanë në plan të hapin kufijtë me vendet e Bashkimit Europian dhe disa shtete të tjera, por në listën e tyre nuk janë përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor, për të cilat pritet një vendim i dytë.
Veç Shqipërisë edhe Mali i Zi i ka hapur kufijtë me Kosovën, Bosnjën, Kroacinë e disa vende të Bashkimit Europian e më gjerë, por ende jo me Serbinë e Maqedoninë e Veriut, pas ritmet e infektimit me COVID-19 në këtë vende, ende nuk janë stabilizuar.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/