Zgjedhjet, partitë me akuza për papërgjegjësi

alsatmtv 2020-06-03

Views 0

VMRO-DPMNE-ja e konsideron papërgjegjësi faktin që LSDM-ja kërkon zgjedhje të shpejta, kurse LSDM-ja e konsideron papërgjegjësi faktin që VMRO-DPMNE-ja nuk dëshiron zgjedhje. Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski deklaroi se është i gatshëm për kompromis dhe bisedime, megjithatë, ata të mbahen pas tejkalimit të rrezikut me virusin.

Nëse LSDM-ja dhe BDI-ja do shkojnë në zgjedhje kur ne numërojmë dhjetëra të sëmurë dhe 5,6,7 njerëz që e humbin jetën brenda ditës atëherë, ju lumtë, nuk kam çfarë të shtoj më shumë për vendimin e tyre. Shtyrja e qytetarëve drejt një periudhe të tillë parazgjedhore për mua si njeri dhe politikanë i përgjegjshëm nënkupton rrezik shtesë për jetën e tyre -tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

5 korriku si datë zgjedhjesh për LSDM-në më nuk është çështje diskutimi ndër-partiak por është përcaktim kushtetues dhe ligjor.

Situata në të cilën ndodhemi, rrethanat në të cilat ndodhemi nuk janë kërcënim vetëm për shëndetin e qytetarëve. Kjo paraqet kërcënim edhe për rendin kushtetues dhe ligjor të vendit. Secili që nuk dëshiron të përballet me këtë realitet, është i papërgjegjshëm dhe nuk dëshiron ta pranojë faktin se vendi jonë duron pasoja serioze nga fakti që tani më shumë kohë jemi pa parlament funksional - u shpreh Kostadin Kostadinovski, zëdhënës i LSDM-së.

Sipas LSDM-së, vendi tani futet thellë në zonën e afateve kritike dhe shumë lehtë mund të ndodhë të mos kemi zgjedhje as në afatin e rregullt në dhjetor.

Fatlume Dervishi

Share This Video


Download

  
Report form