Pas tre muajsh ndërprerje, afro 5 mijë fëmijë në kryeqytet po festojnë 1 Qershorin në kopshte dhe çerdhe. Por ndryshe nga një vit më parë, këtë vit për shkak të pandemisë, hapja e kopshteve dhe çerdheve është shoqëruar me masa të rrepta për zbatimin e protokollit të shëndetësisë.
Në një intervistë për Televizionin Klan, drejtoresha e Qendrës Ekonomike për Zhvillimin e Fëmijëve, Zhaneta Beqiri thotë se përveç kushteve higjieno-sanitare, në çdo kopsht dhe çerdhe do të jetë një mjek që do të masë temperaturën e fëmijës në mëngjes, gjatë ditës dhe pasdites.
Prindërit janë të detyruar të plotësojnë një formular që tregon se nuk kanë patur kontakte me personat e prekur me Covid-19.
?Kanë plotësuar edhe një deklaratë ku pohojnë që janë mirë më shëndet, që nuk kanë qenë të sëmurë, që nuk kanë qenë në kontakt me persona të sëmurë, apo pjesë e gjurmimit?.
Përsa i përket pikës së protokollit të Ministrisë së Shëndetësisë, që fëmijët nuk do të pranohen nga gjyshërit, Beqiri thotë se kjo nuk është detyruese.
?Do kërkoj mirëkuptimin e prindërve, që në ato raste që munden t?i sjellin vetë ose të plotësohet ky formular, ku deklarohet që gjendja shëndetësore është e përshtatshme që ata të jenë shoqërues të fëmijës?.
Lodrat prej pelushi nuk lejohen të përdoren nga fëmijët brenda ambiente, pasi nuk mund të dezinfektohen. Përveç kopshteve dhe çerdheve, 1 Qershori solli edhe hapjen e parqeve, ku ishin të shumtë fëmijët që e kishin populluar. Edhe në rrethe fëmijët kanë festuar sot 1 Qershorin e tyre. Por në Vlorë, numri i fëmijëve që i kanë frekuentuar ato, mbetet i ulët.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/