Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri Limpreht ka shkuar sot në mesditë në Ministrinë e Rendit. Për rreth një orë ai ka biseduar kokë më kokë me Ministrin Poçi. Ky takim vjen menjëherë pas deklaratës së Ambasadorit Amerikan ku përgëzohet policia për mbarëvajtjen dhe rendit të mitingut të Sali Berishës në Vlorë. Edhe sot gjatë takimit Limpreht i ka shprehur Ministrit Poçi vlerësimet e tij për punën e policisë në sigurimin e mitingut.
Mësohet gjithashtu dhe rreth vrasësve të militantëve të Partisë Demokratike në Vlorë disa orë pas mitingut. Bëhet e ditur se Ambasadori Amerikan është shprehur se pas kalimit të kësaj prove, Forcave të Rendit u duhet të punojnë për të siguruar mbarëvajtjen e rendit për zgjedhjet lokale. Deklarata djeshme dhe takimi i sotëm tregojnë dhe njëherë jo vetëm mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Shqipëri por dhe të qeverisë së Shteteve të Bashkuara për Forcat e Rendit drejtuar nga Spartak Poçi.
Gazetare: Ornela Bego
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/