Rinisin negociatat në rezidencë/ Ambasadorët mbikqyrin bisedimet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-06-03

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Negociatorët e mazhorancës dhe opozitës kanë rinisur sot bisedimet në ambientet e rezidencës amerikane në Tiranë, për të gjetur kompromisin mbi reformën zgjedhore.Damian Gjiknuri, Oerd Bylykbashi, Petrit Vasili dhe Rudina Hajdari hynë në ambientet e rezidencës në orën 11.00Nën praninë dhe mbikqyrjen e ambasasores amerikanë Yuri Kim, diplomatit të BE Luigi Soreca dhe ambasadorit britanik Duncan Norman, përfaqësuesit politike diskutuan për mëse një orë. Më pas, ata u larguan për tu takuar me krerët e partive përkatëse.Gjiknuri zhvilloi një takim në selinë e qeverisë me kryeministrin Rama, të cilit i paraqiti rezultatet e bisedimeveEdhe Oerd Bylykbashi bisedoi me Bashën në selinë e PD.Negociatorët iu drejtuan më pas rezidencës amerijanë ku kanë rinisur bisedimet për reformën.Palët ende ndahen për çështjet që kanë të bëjnë me depolitizimin e administratës zgjedhore si dhe procesin e ankimimit.Një ditë më parë, negociatorët kaluan 9 orë diskutime por pa arritur një marreveshje.Në mbyllje të takimit maratonë, ambasadorët thanë se Shqipëria ndodhet në një fazë kritike të historisë së saj. Nga mazhoranca dhe opozita kërkohet bashkëpunim e kompromis, në mënyrë që të mundësohet integrimi në BE.Më herët gjatë ditës së sotme, presidenti Meta tha se mesazhi i një dite më parë i Bashkimit Europian është i qarte: zbatimi i kushteve fillon me konsensusin për reformën zgjedhore. 8 qershori po afron. Dhe Komisioni Europian - nënvizon Meta - mezi po prêt te shënojë një lajm pozitiv për Shqipërinë.
------------------------------------------------------------------
Subscribe:
https://www.youtube.com/user/vizionplusalbania?sub_confirmation=1

Share This Video


Download

  
Report form