Partizani zhgënjen edhe pas koronavirusit, Skënderbeu e mund në Tiranë! Sormani në rrezik

Report TV 2020-06-04

Views 0

Partizani i post koronavirusit nuk ka shenja jete. Skuadra kampione e Shqipërisë në javën e parë pas rifillimit të kampionatit është mposhtur me rezultatin 1-2 nga Skënderbeu në Selman Stërmasi. Edhe pse objektivi i deklaruar i demave është të kapen Kupat e Europës kjo duket tepër e vështirë. Në ndeshjen e luajtur me korçarët të kuqtë pësuan dy gola në fundin e pjesës së parë, ndërsa goli që ngushtoi diferencat erdhi në minutën e 85 nga Ferati, por ishte shumë vonë për t?i dhënë një tjetër udhë këtij takimi.

Me këtë humbje Partizani e nis aty ku e ka lënë, teksa tani rrezikon jo vetëm trajneri Sormani, por edhe skuadra që e ndajnë dy pikë nga vendi i tetë, pozicion që në fund të kampionatit bën ?play-of? për të dalë nga kategoria.

Sakaq më herët Tirana e drejtuar nga Egbo po ecën me hap kampioni, pasi nuk e diskutoi takimin në transfertë me Bylisin duke fituar 1-3. Tre pikë me shumë vështirësi mori edhe Kukësi që në Elbasan Arena mposhti Luftëtarin 2-1.

Në takimet tjera Laçi barazoi 1-1 me Teutën, ndërsa Vllaznia nuk e llogariti Flamurtarin në Vlorë duke marrë tre pikët me rezultatin 1-3. Edhe pse vinin pas shumë peripecive shkodranët realizuan tre herë me Likën ?dopietë? dhe Junior.

Pas 27 javësh kampionat Tirana udhëheq me 56 pikë, 9 më shumë se Kukësi ndjekës, ndërkohë që Luftëtari dhe Flamurtari thuajse janë të rënë nga kategoria. Java tjetër do të luhet e gjitha ditën e dielë, sigurisht që pa praninë e tifozëve.

Share This Video


Download

  
Report form