“Zgjedhorja”/ Rama: Politika shqiptare në stad adoleshenti. Hera e parë që BE ...

Top Channel Albania 2020-06-04

Views 2

Kreu i qeverisë Edi Rama në fjalën e tij në parlament foli për zhvillimet e fundit politke sa i përket reformës zgjedhore.


Rama theksoi se kjo është hera e parë që BE ndërhyn në politikën e brendshme të një vendi nisur nga negociata intensive që janë bërë këto ditë.

?Do përpiqem të fokusohem në 2 cështje, njëra politke dhe tjetra qytetare, pra për reformën dhe dhunimin e të miturës.

Po nis me reformën, jo për nga rëndësia po sepse besoj që mes këtyre të 2 pika e fundit duhet vënë te e 2 sepse shkon përtej debatit të zakonshëm dhe ngre shqetësime serioze. Dua të sjell këtu se qysh pas zgjedhjeve të 2017 jemi angazhuar që të adresojmë me synimin e vënies në jetë në zgjedhjet e 2019 cështjen e elektronikës në zgjedhje, dhe qysh ath unë kam thënë se nëse duam dhe më saktë nëse duan ta përfshijnë kolegët që atëherë kanë qenë këtu dhe tani janë jashtë duhet të angazhodhen sepse është serioze. ODHIR nuk e ka inkurajuar si gjë, apo si transformues, për 1001 arsye. Prandaj në Gjermani është konsideruar antikushtetuese këtë gjë, sepse teknologjia duhet të futet në faza nëse bëhet?, tha Rama.

?Prandaj kemi bërë një studim , prandaj kemi angazhuar një proces eksperimentimi të teknologjisë duke krijuar në selinë e PS qendra votimi për të parë reagimin, dhe për të patur një ide të qartë se si dhe sa mund ta përdorim: dhe si përfundim kemi arrit në idenë që : është e mundur hakerim por sjell dhe lehtësra jo të vogla.

Pavarësisht se ne mund të gjenim votat pa pritur asnjë lloj konsensusi nga ata që e braktisën parlamentin, ne nuk e bëmë dhe i shtymë afatet që i kemi vënë vetes në funksion të kësaj gjëje. Sepse kur prezantohen rregullat e lojës të gjithë mund të kërkojë korrektimin. Shqipëria dhe ndonjë vend tjetër, janë raste unikale, as në Itali as në Greqi apo Francë nuk bëhen me konsensus reformat elektorale kush ka shumicën e bën, ja në Greqi ndodhi kjo përshembull , kaloi nga sistemi proporcional në një të pastër pa bonus.

Është e drejta e tyre patjetër, por në pamje të parë ndryshimi i nëj sistemi i heq atij vendi një mundësi që i dha sitemi i konsoliduar prej shumë vitesh. Dhe në këtë proces janë dy tema: e vendosur në tryezën nga BE që për herë të parë ndërhyn në politikën e brendhsme, kjo falë gjita baltës dhe sherrit që u stimulua nga pala që mungon këtu sot.

S?ka problem , por është e rendësishme që të them se në draftin e bundestagut gjerman, ishte në varientin e parë konsensus, dhe më pas u hoq që asnjë palë mos të merrte peng zgjdhjen, dhe ku palët nuk mund të dalin.

Megjithatë ne preferuam që të durojmë. Puna e ekspertëve tonë ishte ezauruese, prapë preferuam të presim. Vazhdoi puna dhe u vendos si afat 31 maj, që parlamenti të ketë kohë, por që nuk solli rezultat. Më vjen shumë keq që në 2020 politika shqiptare ka nevojë për ambasadorë që të hyjnë në mes që të bëjnë përktheysin shqip shqip, që të lehtësojnë komunikimn. Kjo tregon stadin adoleshent të politikës, që nuk ulen për gjërat e përbashkëta.

Një fatkeqësi që tregon shumë dhe n...

Share This Video


Download

  
Report form