Report TV - Vrasjet në Krujë dhe Kurbin, PD: Qeveria ka dështuar me vendosjen e rendit dhe sigurisë

Report TV 2020-06-05

Views 0

Për Partinë Demokratike ngjarjet e fundit kriminale si vrasja në Krujë apo ajo në Kurbin janë dëshmi që rendi dhe siguria kanë dështuar. Në një dalje për mediat nga selia blu, ish-deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj thotë se krimi e ka mposhtur shtetin. "Krimi bën festë, ndërsa policia ka ikur në drejtim të paditur", shkruan Alibeaj. 

"2 vrasje mafioze në Krujë, 2 vrasje të njëpasnjëshme  në Vlorë, njëra në formën e një atentati mafioz, 2 vrasje për larje hesapesh në Kurbin, shpërthim tritoli nga Tirana në Vlorë, ky është bilanci i policisë së Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt brenda 10 ditëve të fundit.   Krimi bën festë, ndërsa policia ka ikur në drejtim të paditur. 
Krimi e ka mposhtur shtetin, sepse shefi i policisë së Edi Ramës është i zënë duke i bërë gjyqin një gruaje, pasi policia është e zënë duke rrahur fëmijë.  Vrasjet, shpërthimet me tritol, atentatet nuk parandalohen dhe autorët nuk gjenden, sepse policia e Edi Ramës është e zënë me shfaqjet e turpshme me dron antikanabis, që zbulojnë vetëm 30 fidanë, sepse policia nuk lufton krimin, por rreh qytetarët që protestojnë në mbrojtje të Teatrit.

Mungesa totale e shtetit dhe lënia e territorit nën thundrën e krimit, ka krijuar një situatë të përkeqësuar për sigurinë e jetës së qytetarëve.  Vrasja e dyfishtë mbrëmë, në Krujë, është vetëm episodi i radhës, që ka plotësuar serialin e gjakshëm në vend ku fjalët ligj, rend, siguri tashmë janë bërë të huaja.

Janë të gjitha akte që frymëzohen nga mbrojtja e dhunës shtetërore prej Edi Ramës, Sandër Lleshajt dhe Ardi Veliut. Edi Rama, si strategu i të gjithë kësaj psikoze dhune dhe krimi që ka zaptuar vendin, nuk gjen asnjë shenjë pendese apo dhembshurie në rastin e fatkeqësisë së përdhunimit të një të miture 15 vjeçare, por i vërsulet kujtdo që kërkon llogari për këtë situatë.

Share This Video


Download

  
Report form