Pas informacioneve se më shumë se 30,000 punonjës të sektorit privat nuk janë paguar për muajin prill, drejtori i Inspektoratit të Punës, Alajdin Havziu, tha se Institucioni i tij nuk ka asnjë kompetencë. Në një bisedë të shkurtër telefonike, Havziu për Alsat tha se inspektorët e punës bëjnë kontroll të gjendjes aktuale në terren dhe se pagesat e fondeve për punonjësit është nën mbikëqyrjen e Drejtorisë për të Ardhurave Publike.
Organizata e punëdhënësve pranon se situata në sektorin real është alarmante ndërsa kompanitë dita ditës po e humbasin betejën me likuiditetin. Sipas biznesmenëve, kriza ka pasur një ndikim negativ në rreth 82 për qind të ndërmarrjeve, ndërsa rrezikohen me më shumë se 40,000 punonjës të rregullt.
Të dhënat se 30 mijë punonjës nuk kanë marrë pagë për muajin prill, i publikoi zëvendës ministrja e financave nga radhët VMRO-DPMNE-së Gordana Dimitrievska-Koçoska në emisionin Magazina Ekonomike në Alsat.
Numri i saktë është 30.456,000 qytetarë në krahasim me janarin. Ose janë larguar nga puna, për këtë do të pres që pushteti të na përgjigjet në periudhën që vijon dhe të na tregojë se përse kaq persona nuk kanë marrë paga - tha Dimitrievska-Koçoska ? zv/ministre e financave nga radhët e VMRO-DPMNE-së.
Punëdhënësit thonë se në këto muaj krize, paga nuk kanë dhënë kompanitë, llogaritë e të cilave janë bosh sepse nuk funksionojnë. Nëse kriza thellohet, pritjet janë që do të ketë rritje të numrit të kompanive që do të mbyllen.
Ile Petreski