Protestë për pagën e luftës! Punonjëset e fasonerive në Durrës kërkojnë të paguhen

Top Channel Albania 2020-06-05

Views 0

Punonjëset e një fasonerie kanë protestuar të premten para Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Durrës.


Ato kanë kërkuar pagën e luftës si një e drejtë që u takon, për periudhën që nuk kanë punuar gjatë kohës së pandemisë, ndërkohë, sipas tyre, punonjëse në fasoneri të tjera kanë përfituar prej saj.

?Kryeministri thotë se do e marrin të gjithë pagën e luftës. Ose kryeministri del e thotë përralla në televizor, ose diçka nuk shkon. Ne duam pagën e luftës si e kanë marrë ata të tjerët?, shprehet një punonjëse.

?Kam 18 vite që punoj. Unë dua të drejtën time. Nuk lëvizim pa marrë 40 mijë lekëshin që ka premtuar kryeministri.?

?Ne sot nuk po punojmë dhe kemi bllokuar punën. Ashtu edhe këta nuk do i lejojmë të punojnë derisa ne të na paguhet paga. Ne na janë paguar siguracionet, por s?kemi marrë as lekë, asgjë?

?Ne kërkojmë të drejtat tona prandaj jemi këtu sot?.

?Ne kemi rrezikuar jetën tonë dhe kemi shkuar në punë, po kur nuk kishim punë kemi ndenjur në shtëpi. E. Rama duhet të na japë rrogën.?

Me ndërhyrjen e policisë, protestuesit u shpërndanë, po një përfaqësi e tyre është pritur në takim nga drejtues të tatimeve në Durrës për t?u sqaruar mbi situatën e tyre dhe nëse do të mund të përfitojnë pagën e pamarrë.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Durres#Protesta#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS