Ministrja e Drejtësisë akuzë ‘bombë’ Prokurorisë: Mbyll dosjet e korrupsionit pa bërë asnjë hetim

Report TV 2020-06-05

Views 0

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka artikuluar sot kritika të forta në adresë të Prokurorisë, duke akuzuar këtë të fundit se mbyll shumicën e dosjeve të korrupsionit pa kryer asnjë hetim dhe se zvarrit pjesën tjetër. Zonja Gjonaj raportoi sot në Komisionin e Ligjeve mbi zbatimin e detyrave që Kuvendi i Shqipërisë i kishte lënë Prokurorisë së Përgjithshme, për vitin 2019. Nga një dokument i siguruar nga Report Tv, rezulton se Kuvendi i ka lënë 20 detyra Prokurorisë së Përgjithshme, për t?i realizuar gjatë vitit 2019. Detyra e parë e caktuar nga Kuvendi kërkonte forcimin e luftës kundër korrupsionit.

Share This Video


Download

  
Report form