Zgjidhja për plehrat/ Inceneratorët në Elbasan dhe Fier

Top Channel Albania 2020-06-06

Views 15

?Vazhdoj të them që Shqipëria nuk është e ndotur,por e papastër sepse sistemo që kemi në përdorim është sistem i keqmenaxhuar? .


Kjo shprehje e Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendis Klosi merr kuptim kur shohim se sa shumë vendgrumbullime të mbetjeve urbane ka në territorin e Shqipërisë. Se fundmi ne Shqipëri është vënë në përdorim teknologjia në vendet e përparuar për asgjesimin e mbetjeve urbane. Konkretisht impianti i mbetjeve në Elbasan momentalisht funksionon me një kapacitet afërsisht 95-100 ton për 24 orë. Mbetjet tashmë nuk duhet të shihen si fatkeqësi,por pasuri. Pas selektimit të mbetjeve dhe përpunimit nga këto mbetje që dikur pushtonin qarkun e Elbasanit,sot prodhohet energji.

?Inceneratori ka një fuqi prej 2.85 megavatesh. Janë 4 bashki të qarkut të Elbasanit që sjellin mbetjet urbane këtu. Momentalisht një gjë e tillë bëhet pa pagesë. ?

3 bashkitë e tjera të Elbasanit,priten t?i përgjigjen thirrjes së ministrit të mjedisit dhe turizmit.

?Kjo vepër është një vepër në shërbim të qytetit dhe qarkut,prandaj 3 bashkitë e tjera duhet të gjejnë mënyrë që të vijnë me shpjetësi ti trajtojnë mbetjet në inceneratorin e Elbasanit.?

Ndërsa në Fier impianti i përpunimit të mbetjeve është drejt përfundimit.

?Më në fund do të fillojmë vend depozitimin e mbetjeve që sot i kemi në fushën aktuale prej 50 vjetësh dhe që realisht është katastrofe nga ana mjedisore?

Kryetari i Bashkisë se Fierit thotë se Inceneratori nuk e ndot mjedisi.

?Jo vetëm që nuk e ndot mjedisin, por përkundra edhe ato ura që do prodhohen nga impianti do të përpunohen edhe do të përdoren për vaditjen e kulturave bujqësore.?

Blendi Klosi tha se fusha e plehrave të Tiranës,dikur ka qenë turpi ynë.

?Me pak punë dhe shumë dëshirë ne mund të transformojmë hotspote si ai i landfillit të Sharrës që për të gjithë ne që jemi marrë me administrim apo politikë ka qenë një turpet më të mëdha të Shqipërisë. Ndërsa tani është shndërruar në një park të qytetit për ti lënë vend inceneratorit të madh të Shqipërisë së mesme.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJnd...

Share This Video


Download

  
Report form